Mimoza Gashi, M.A.

Shërbimet e Ofruara:

Telefonatë Konsultimi

Vlerësim Psikodiagnostik

Terapi Individuale

Terapi në Çift

Përshëndetje, unë jam Mimoza, një terapiste në nivelin e masterit në ACMH. Kam përfunduar studimet e mia në Psikologji në Universitetin e Prishtinës, Kosovë, dhe programin e rezidencës për psikologji dhe psikoterapi në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vitin 2017, mora licencën si Psikologe Klinike Specialiste në Kosovë. Aktualisht, synimi është të marrë liçensën në Ontario dhe jam duke punuar nën mbikëqyrjen e Dr. Arela Agako.

Eksperienca ime klinike është e gjerë dhe përfshin trajtimin, vlerësimin, konsultimin, mbikëqyrjen, mentorimin dhe zhvillimin e programeve në institucione të ndryshme, si Ministria e Shëndetësisë, praktika ime private, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, Qendrat për Punë Sociale, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe organizata të tjera, përfshirë Shoqatën Kombëtare për Autizëm në Kosovë, ku jam një nga themelueset.

Jam krenare që kam qenë pjesë e gjeneratës së parë të diplomuarve në psikologji në Kosovë, si dhe ndër specialistet e para të programit të rezidencës në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi—një program trevjeçar i zbatuar nga Universiteti i Bazelit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë.

Gjatë karrierës sime, kam punuar në ambiente të ndryshme me individë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve. Trajnimi im akademik dhe klinik më ka forcuar përkushtimin për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe një qasje integruese ndaj kujdesit për shëndetin mendor. Në praktikën time private, kam ofruar trajtime të bazuara në prova shkencore, duke integruar qasjet humaniste/ekzistenciale, psikodinamike dhe të terapisë konjitive-biheviorale. Kam mbështetur klientë me ankth, depresion, PTSD, abuzim me substanca, vështirësi familjare, terapi për çifte dhe zhvillim personal.

Përveç punës klinike, një pjesë të konsiderueshme të kohës sime ia kushtoj Komitetit të Programit të Rezidencës në Psikologji Klinike, ku ofroj mbikëqyrje dhe terapi personale për rezidentët, duke u ofruar atyre udhëzime dhe mbështetje profesionale.

Previous
Previous

Dr. Arela Agako, C.Psych.

Next
Next

Gazmira Agako