Dr. Arela Agako, C.Psych.
Shërbimet e Ofruara:
Telefonatë Konsultimi
Vlerësim Psikodiagnostik
Terapi Individuale
Terapi në Çift
Supervizion dhe Konsultim Profesional
Mirësevini! Jam Dr. Arela Agako, themeluese e Klinikës ACMH, të cilën e kam krijuar për të ofruar kujdes për shëndetin mendor të bazuar në prova dhe të ndjeshëm ndaj kulturës për komunitetin shqiptar-kanadez. Si psikologja klinike e parë shqiptare-kanadeze, e regjistruar në Ontario për të punuar me të rritur, jam e lumtur të ofroj terapi në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. ACMH u themelua me një angazhim të thellë për të ofruar kujdes të informuar nga kultura, për ata në komunitetin shqiptar-kanadez që mund të përballen me kompleksitetet e identitetit kulturor në Kanada.
Unë jam një psikologe klinike e regjistruar në Kolegjin e Psikologëve të Ontarios dhe kam një doktoraturë në Psikologji Klinike nga Universiteti McMaster. Gjatë viteve, kam fituar një përvojë të gjerë duke punuar në splitale të ndryshme, përfshirë St. Joseph’s Healthcare Hamilton, ku kam qenë e përfshirë në klinika të specializuara si Çështjet e Shëndetit të Grave, Çrregullimet e Humorrit dhe Çrregullimi i Personalitetit Borderline.
Në Klinikën ACMH, punoj me individë dhe çifte që po përballen me një gamë të gjerë sfidash të shëndetit mendor. Kjo përfshin trauma dhe PTSD, Complex PTSD, dhe pasojat e traumës ndër-breza. Po ashtu, mbështes klientët që kanë të bëjnë me marrëdhënie me konflikte të larta, Çrregullimin e Personalitetit Borderline dhe çrregullimin e emocioneve. Përveç kësaj, trajtoj ankthin, depresionin, pagjumësinë, çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), stresin, çështjet e vetëvlerësimit, shqetësimet për imazhin e trupit dhe vështirësitë në marrëdhënie. Me fokus në trajtimin e bazuar në hulumtime shkencore dhe të ndjeshëm ndaj kulturës, përpiqem të krijoj një ambient empatik ku klientët mund të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.
Përveç punës sime klinike, kam kontribuar në projekte të ndryshme kërkimore, me fokus të veçantë në kuptimin e rolit të emocioneve në shëndetin mendor dhe në trajtimin psikologjik. Hulumtimet e mia janë botuar në revista ndërkombëtare profesionale dhe janë paraqitur në media me reputacion si Psychology Today, Forbes dhe Therapy Tips.
Nëse po kërkoni një ambient empatik dhe profesional për të punuar me sfidat tuaja dhe për të bërë hapin tjetër drejt shërimit, do të ishte nder për mua të mbështes ju dhe të dashurit tuaj në procesin tuaj drejt mirëqenies.